REZOLUTA “MBI ARSIMIN NË KOHË EMERGJENCE DHE KRIZE”

Sesioni i 26-të i Konferencës së Përhershme të Ministrave të Arsimit të Këshillit të Evropës u mbajt më 28 dhe 29 shtator 2023, në Strasburg, Francë.

Konferenca ishte një kontribut i madh për zbatimin e konkluzioneve të Samitit të 4-t të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive, Strategjisë 2030 të Këshillit të Evropës, Kornizës Strategjike të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Agjendës së Kombeve të Bashkuara 2030.

Si të garantohet arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësor edhe në kohë emergjence dhe krize ishte një nga temat kryesore të diskutuara, së bashku me rikonfirmimin e rolit kritik të arsimit në promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, duke njohur nevojën për veprim vendimtar për të adresuar sfidat globale, forcimin e mekanizmave të zbatimit të arsimit të Këshillit të Evropës dhe fokusimin në të ardhmen demokratike për të gjithë nxënësit.

Gjithashtu, fillimi i strategjisë së re të arsimit të Këshillit të Evropës 2024-2030, një fazë përgatitore për një Konventë Kornizë të Hapësirës Evropiane për Arsimin e Qytetarisë, një fazë pilotimi për një mjet për të siguruar të drejtat e arsimit në situata emergjente, nisja e Vitit Evropian të Arsimit të Qytetarisë Dixhitale në vitin 2025 dhe fillimi i punës për një instrument mbi përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale në sistemet arsimore ishin ndër propozimet kryesore.

Pas Konferencës, Ministrat miratuan rezolutën “Mbi arsimin në kohë emergjencash dhe krizash”, e cila rikonfirmoi angazhimin e Këshillit të Evropës dhe të Shteteve Anëtare për këtë çështje, si dhe prezantoi pilotimin dhe përmirësimin e toolkit-it EDURES që do të zhvillohet në vitet 2024 dhe 2025.


EDURES_ResolutionShkarko