Brenda toolkit-it, Dimensionet identifikohen si atribute të botës fizike dhe të komunitetit në vlerësim.
Në njërën anë, atributet e botës fizike kuptohen si një grup i ndërlikuar i variablave natyrore dhe infrastrukturore që ndikojnë në ekosistemin arsimor dhe komunitetin më të gjerë, duke përfshirë të gjitha aspektet e mjedisit fizik që përcaktojnë kontekstin brenda të cilit ndodhet një situatë veprimi. Fushat e rëndësishme mund të jenë:
Ndërsa, atributet e komunitetit kuptohen si një grup i ndërlikuar i variablave socio-ekonomike dhe të qeverisjes që ndikojnë në ekosistemin arsimor dhe komunitetin më të gjerë, duke përfshirë të gjitha aspektet e mjedisit social, kulturor dhe institucional që përcaktojnë kontekstin brenda të cilit ndodhet një situatë veprimi.
Fushat e rëndësishme mund të jenë:
Dimensionet “shpërbëjnë” kontekstin nga i cili bashkë-krijohet mjedisi i të mësuarit (së bashku me rregullat e përdorimit, aktorët dhe situatat e veprimit), duke lejuar kështu thellimin e vlerësimit dhe ofrimin e strategjive dhe masave më të sakta.
Për të përmbledhur, EDURES mund të ndihmojë operacionalizimin e reziliencës në mjediset e të mësuarit dhe, për këtë arsye, në një komunitet në pesë fusha kryesore ku sfidat dhe mundësitë në terma të ndërtimit të reziliencës mund të ‘vëzhgohen’ në nivel komuniteti: