Arsimi në Kohë Emergjencash dhe Krizash – piloti i radhës do të nisë së shpejti

Një shkëmbim mes kolegëve dhe një grup pune i përbashkët i përbërë nga përfaqësues të autoriteteve shqiptare, ekspertëve të Këshillit të Europës dhe Sekretariatit u zhvillua në Vjenë më 24-25 prill 2024.

Një shkëmbim mes kolegëve dhe një grup pune i përbashkët i përbërë nga përfaqësues të autoriteteve shqiptare, ekspertëve të Këshillit të Europës dhe Sekretariatit u zhvillua në Vjenë më 24-25 prill 2024 për të shkëmbyer pikëpamje mbi Strategjinë e Arsimit të Këshillit të Europës të miratuar së fundmi, zbatimin e përparësive, përfshirë ato që dalin nga Samiti i Reykjavik-ut dhe toolkit-in e zhvilluar nga Këshilli i Europës për Arsimin në Kohë Emergjencash dhe Krizash me synimin për ta pilotuar këtë toolkit në Shqipëri.

Toolkit-i u zhvillua për të mbështetur zbatimin e Rezolutës Ministror të miratuar nga Konferenca e Ministrave Europianë përgjegjës për Arsimin në vitin 2023, për të ndihmuar shtetet anëtare të zbatojnë gjashtë parimet e Këshillit të Europës që kanë si synim ndërtimin e ekosistemeve arsimore reziliente, që përfaqësojnë objektivat e përgjithshme të sistemeve dhe komuniteteve arsimore për politika dhe veprime në të gjitha nivelet e qeverisjes, dhe promovojnë përfshirjen dhe ofrimin e arsimit cilësor në çdo kohë dhe pavarësisht nga lloji i krizës.

Gjetjet fillestare nga piloti i parë që aktualisht po zhvillohet në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia në Itali u prezantuan nga ekspertët e Këshillit të Europës, duke theksuar nivelin e lartë të angazhimit të autoriteteve rajonale, por edhe mundësitë që ky pilotim hapi në nisjen e niveleve të reja të bashkëpunimit midis autoriteteve të ndryshme, partnerëve privatë dhe OSHC-ve, të cilat gjithashtu udhëhiqen nga studentët.

Në fjalën e tij, Villano Qiriazi, Shefi i Departamentit të Arsimit, theksoi se kjo punë gjithashtu mbështet zbatimin e Strategjisë së Arsimit të Këshillit të Europës, duke vendosur nxënësit në qendër dhe se rezultatet e ushtrimeve pilot dhe përvoja e fituar në Shqipëri dhe në Itali do të ndihmojnë në përmirësimin e toolkit-it dhe përshtatjen e tij, në mënyrë që shtetet e tjera anëtare të mund ta integrojnë më lehtë në kontekstet e tyre kombëtare.

Sh.T.Z. Ambasadorja Eglantina Gjermeni theksoi se pilotimi i toolkit-it jo vetëm që do të ndërtojë ekosisteme arsimore më reziliente, por, më e rëndësishmja, do të bëjë studentët më rezilientë.

Përfaqësuesit e autoriteteve shqiptare dhe aktorëve arsimorë konfirmuan interesin e tyre për të qenë një vend pilot dhe pilotimi i plotë pritet të fillojë me nisjen zyrtare të pilotit në Shqipëri në qershor 2024, duke synuar të prezantojnë rezultatet në CDEDU në vitin 2025.

Zbatimi i pilotit, kryesisht i financuar nga buxheti i zakonshëm i Këshillit të Europës, do të mbështetet gjithashtu përmes kornizës së projektit “Forcimi i Arsimit për Qytetarinë Demokratike në Shqipëri”, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) si pjesë e veprimit për përmirësimin e kompetencave demokratike dhe kulturës demokratike.

Burimi: Faqja e internetit e Këshillit të Europës

Share: