PARIMET E REZILIENCËS PËR ARSIMIN E KËSHILLIT TË EUROPËS

Strategjitë e reziliencës janë një pjesë integrale e vizionit strategjik të një komuniteti dhe si të tilla ato nënkuptojnë një zgjedhje politike në terma të vendosjes së prioriteteve, alokimit të burimeve, etj.

Strategjitë të tilla për arsimin në kohë emergjencash dhe krizash duhet të jenë të “frymëzuara” nga parime specifike, që synojnë të sigurojnë arsim cilësor në kohë emergjencash dhe krizash.

Parimet e propozuara në këtë seksion janë bashkë-prodhuar nga ekspertë dhe pjesëmarrës në Grupin e Punës së Fokusit për arsimin në kohë emergjencash dhe krizash përmes grupeve të veçanta të fokusit, por edhe përmes kuptimit të gjerë të akuisit të Këshillit të Europës mbi këtë çështje, si dhe duke marrë mësime dhe kontributet nga puna e organizatave të tjera ndërkombëtare që punojnë në kontekste të ndryshme krizash dhe emergjencash.

Ndërtimi i ekosistemeve arsimore reziliente është pra shumë i lidhur me promovimin dhe aplikimin e Parimeve të Reziliencës për Arsimin të Këshillit të Europës që mbështesin vlerësimin e reziliencës së ekosistemeve arsimore me një perspektivë të qeverisjes në shumë nivele.